Vendosni fjalën kyçe....

Açka: Berisha ka mundësinë të “vetohet”


Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka komentoi në studion e News 24 kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Duke ditur historinë e Partisë Demokratike nuk besoj që mund të gëzojë që PD të marrë këtë lloj shenje për liderin historik. 

Ai do të donte të zbatohej Kushtetuta, nëse SPAK është konform Kushtetutës, ka edhe mundësi zt.Berisha që në një far mënyre, Berisha do të “vetohej” dhe ne jemi të qetë dhe ti shtrëngojmë duart dhe të dëshmojë se ka qenë një betejë e së drejtës.

Duke iu referuar qasjeve të tij deri këtu afrohem por nuk e shoh një lajm të mirë dhe shenja të tilla kur na markohen ne na ngarkojnë para qytetarëve.

Është rasti që zt.Berisha të shkarkohet nga kjo barrë që ka para demokratëve. Nëse me të është gabuar dikush duhet të bëjë prapaktheu dhe të kërkojë ndjesë. 

Do të votoj pro edhe vetes time. Në rast se zt.Berisha mendon kështu nuk ka ndonjë gjë të keqe. Nuk ka ardhur momenti që unë të vihem në provë. 

Një përgjigje pa diskutim do të jetë edhe një vendim i së djathtës, një vendim politik”, tha Açka.