Vendosni fjalën kyçe....

Tenori Josif Gjipali pas deklaratave të Ermonela Jahos: Asnjë nga kolegët s’më mëson dot më mirë, studentëve të mos ua qajë njeri hallin…


Tenori Josif Gjipali ka reaguar një ditë pas deklaratës së sopranos Ermonela Jaho.

Dy ditë më parë, Jaho u shpreh tejet e zhgënjyer lidhur me mungesën në sallën ku do jepte kurs, të pedagogëve e studentëve të arteve.

Ajo theksoi se nuk ka ardhur në Shqipëri për të luftuar askënd po për të ndarë përvojën e saj teksa aludonte se mungesa e studentëve në kurs mund të ketë të  bëjë me presionin e pedagogëve.

Në reagimin e sotëm tenori Gjipali shkruan se nuk ka nevojë të ndjekë asnjë kurs ‘mastër class’  për të mësuar të këndojë.

Ai shton se asnjë nga kolegët e tij nuk e mëson dot të këndojë më mirë se profesorët e huaj ndërsa thekson se askush nuk duhet t’u qajë hallin studentëve të arteve.

“Unë jam pjesë e stafit të pedagogëve të kantos në Universitetin e Arteve. Unë nuk kam nevojë të shkoj në asnjë master class pasi Attilen ma ka mësuar Riëardo Muti, Rigoletto e Don Carlo mi ka mesuar Zubin Mehta. I due Foscari sapo ma mësoi në Genova Renato Palumbo. Nuk besoj se ndonjë nga koleget e mi pa ju hequr asnjë vlerë si interpretues mund të mi mësojë më mire. Uroj hienat që nxitojnë të komentojnë në ndonjë deklaratë që shpresoj të ketë qenë e nxituar në inat e sipër të jetë më e kursyer. Studentët e Universitetit të Arteve kanë qenë të zotët të këndojnë, të mos ua qaj njeri hallin. Dy prej tyre sapo fituan në Spoleto, ku isha si anëtar jurie mes sa e sa konkurrentëve të drejtën e bursës. Jetë të lumtur e pa mllefe ju uroj të gjithëve”, shkruan Gjipali.