Vendosni fjalën kyçe....

Meta jep sot propozimin e tij për zgjidhjen e krizës politike


Presidenti i Republikës Ilir Meta, do të dalë sot në një konferencë për mediat ku do të flasë lidhur me votimet më 30 qershor.

“Mirëmëngjes kolegë! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ora 11:00, në ambientet e Institucionit, për votimet socialiste të 30 qershorit.”, thuhet në një njoftim të presidencës.

Presidenti i anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat maxhoranca i mbajti pavarësisht dekretit të Metës që i shtynte ato më 13 tetor.

Më 29 qershor, Meta paralajmëroi kryeministrin Edi Rama “Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë.”, duke shtuar kuriozitetin e ndonjë vendimi që pritet prej presidentit të republikës.

Por të hënën Meta përveçse publikoi disa video dhe meme duke ironizuar zgjedhjet të cilat i ngjanin atyre të kohës së diktaturës, ku gara mungonte, nuk e shuajti kuriozitetin e qytetarëve mbi vendimet që do merrte në vazhdim.

Këtë duket se ka vendosur ta bëjë sot pasi në një njoftim të presidencës thuhet: “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe do të jetë i hapur për çdo pyetje!”/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *