Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas votimeve me videon epike


Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar lidhur me procesin e djeshëm të votimeve për kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë. Fillimisht presidenti uron qytetarët që i qëndruan larg dhunës, ndërsa ironizon procesin e votimeve.

Me ironi presidenti thotë se tani do t’i duhet të shpikë një dekoratë të re, oër të nderuar “Heroin e votave socialiste”. Ai ka publikuar edhe një video ku tregohet se si qytetarët kanë votuar në grup.

” Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.
Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video:”, shkruan Meta.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *