Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikon videon e Kim Jong Un: Forca numëruesve!


Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka publikuar në rrjetet sociale një video të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un si dhe të diktatorit Enver Hoxha.

Ai bën kështu një krahasim të zgjedhjeve të mbajtura në Shqipëri, me ato të mbajtura në kohën e diktaturës apo ato që mbahen sot në vendin e Kim. Me ironi, presidenti u uron forcave numëruesve.

“Mirëmëngjes të dashur miq!
Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet.
Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se ditën e djeshme gjatë numërimit të votave, doli se kishte më shumë vota se numri i  votuesve.  Të paktën në 12 bashki, kandidatët fitues për kryetarë bashkie morën deri në 2 mijë vota më shumë se sa numri i qytetarëve që kishin votuar në atë bashki.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *