Vendosni fjalën kyçe....

Deklarohet kundër homoseksualëve, politikani kapet mat në klub duke i futur para në mbathje balerinit (VIDEO)


Një politikan në Illinois, i cili ka mohuar vazhdimisht thashethemet rreth seksualitetit të tij, është filmuar në një bar homoseksualësh në Mexico City, ndërsa i fuste paratë në mbathje një balerini.

Por Aron Schock njihet për mbështetjen e tij ndaj politikave kundër homoseksualëve. Ai është shprehur kundër martesave mes të njëjtit seks dhe shpeshherë ka përdorur gjuhë urrejtjeje ndaj këtij komuniteti.

Por duket se ai vetë i përket grupit LGBT.

Në 2012, Schock u filmua duke shëtitur nëpër një lagje homoseksuale në Tampa, ku ndodhej për Konventën Kombëtare Republikane. Më parë këtë vit, ai dyshohet se u fotografua duke puthur një burrë në Coachella, shkruajnë mediat amerikane. Pamjet e publikuara në klubin e homoseksualëve ishin “qershia mbi tortë”.

Ish-përfaqësuesi republikan Aaron Schock dha dorëheqjen nga Kongresi në vitin 2015, kur u akuzua për 24 akuza penale, duke përfshirë mashtrimin, vjedhjen e fondeve qeveritare dhe dhënien e deklaratave të rreme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *