Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të vrasë gruan me thikë, arrestohet 43-vjeçari në Fushë-Krujë


Një 43-vjeçar në Fushë-Krujë është arrestuar nga policia, pasi ka goditur me thikë gruan.

Ngjarja kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë, kur Gentian Gjoka, plagosi me thikë gruan e tij në një tentativë për ta vrarë, pasi e ka goditur disa herë.

“Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më datë 21.06.2019.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë,në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes me thikë së shtetases A.Gj., kanë vënë në pranga shtetasin:

G.Gj.,43 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 21.06.2019, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e qëlluar disa herë me thikë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *