Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me 1 milion paund drogë në Britani, kapen dy shqiptarët


Dy shqiptarë të cilët ishin të përfshirë në një grup kriminal për në prodhimin e lëndëve narkotike kanë dalë sot para gjykatës në Angli.

Danjel Muhaj 29 vjeç dhe Eglant Selenica, 35 vjeç ishin dy kopshtarë që kujdeseshin për një fabrikë droge me vlerë 1 milion paund.

Dy shqiptarë të cilët ishin të përfshirë në një grup kriminal për në prodhimin e lëndëve narkotike kanë dalë sot para gjykatës në Angli.

 Danjel Muhaj 29 vjeç dhe Eglant Selenica, 35 vjeç ishin dy kopshtarë që kujdeseshin për një fabrikë droge me vlerë 1 milion paund.

Avokati i tyre tha se burrat ishin viktimë “në fund të zinxhirit” të rrjetit kriminal.

Jeremy Kendall, duke kërkuar lehtësim të dënimit të tyre, tha se ata kishin luajtur “një rol më të vogël”, duke shtuar se dy shqiptarët ishin në Suffolk për më pak se një muaj.

Selenica ka një grua dhe një djalë tetëvjeçar në Shqipëri dhe kishte udhëtuar nga Rumania në Britani të Madhe për të gjetur punë në ndërtim, përpara se t’i ofroheshin 1 500 paund në muaj për të ruajtur bimët.

Muhaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar në anën e pasme të një kamioni nga Franca dhe kuptoi se nuk kishte asnjë mundësi tjetër për të paguar borxhin prej 8 mijë paund, tha z. Kendall.

Si u zbulua grupi kriminal?

Ata u arrestuan të hënën, pasi policia u alarmua për aromën e fortë të kanabisit nga pronari i ndërtesës dhe qiramarrësit e tjerë aty pranë. Ndërtesa ishte marrë me qera në nëntor.

Kur policia kontrolloi njësinë, ata gjetën “prodhimin e kanabisit në një shkallë industriale” me qindra bimë të pjekura, dhe pajisje të sofistikuara ndriçimi dhe ventilimi.

Muhaj dhe Selenica u mbajtën në paraburgim dhe do të dënohen në gjykatën e kurorës së Ipsëich, në një datë ende të papërcaktuar, raporton BBC.

Në udhëzimet e dënimit, burgimi për ta fillon nga tre vite e gjysmë burg.