Vendosni fjalën kyçe....

Lobimi i PD-së në SHBA, Bardhi: Prokurori i çështjes nuk më pyeti fare


Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi ka rrëfyer në studion e ‘Opinion’ se kur është pyetur në Prokurori për çështjen e kontratës së lobimit me “Binatta Trade” është befasuar kur prokurori i ka thënë se nuk kishte asgjë për ta pyetur

“Shkova për shpjegime si persona që ka dijeni për rrethanat e çështjes së kontratës së lobimit. Shkova në zyrën e Prokurorit dhe më tha unë nuk kam ndonjë pyetje për ju, ju po patët ndonjë gjë ma thoni’, ka rrëfyer Bardhi.

Ndërkohë që Bardhi ka sqaruar më tej se Paria Demokatika nuk ka paguar 500 mijë euro por ka paguar vetëm  25 mijë dollarë për një kontratë lobimi. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *