Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në një shkollë në Elbasan, humb jetën një fëmijë 7-vjeçar



Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël, në Elbasan, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, pranë një shkolle, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e përgjegjësive.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare lidhur me dinamikën e aksidentit.