Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohet autori i dyshuar i të shtënave me armë në Holandë


Një 37-vjeçar me origjinë turke është identifikuar nga policia e Utrehtit në Holandë si personi që ka qëlluar me armë në një tramvaj duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur disa të tjerë.

Policia holandeze ka nisur gjuetinë për kapjen e të dyshuarit ndërsa u bën thirrje banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive.

Autori i dyshuar i të shtënave me armë është në arrati. Gokman Tanis, i lindur në Turqi tani është duke u kërkuar në Holandë, sipas policisë kombëtare që publikoi foton e të dyshuarit në “Twitter”.

Banorët lokalë janë këshilluar që të mos i afrohen 37-vjeçarit por të telefonojnë menjëherë policinë në rast se e shohin.

Fotografia duket të jetë bërë nga një imazh “CCTV” bërë brenda tramvajit dhe ka ardhur disa orë pasi autoritetet pranuan se i dyshuari ishte ende në arrati dhe kërkimi i tij për të ishte duke u zhvilluar.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme brenda një tramvaji dhe më pas u largua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *