Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy automjete në Rrugën e Kombit, plagosen 5 persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.

Dy automjete janë përfshirë në aksident, një Volkswagen Golf dhe një mjet tip “Mercedes-Benz”.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë plagosur 5 persona, duke përfshirë edhe dy fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Si rezultat i përplasjes së automjeteve, aksi rrugor u bllokua për disa momente.