Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, plagosen dy pasagjere


Tre makina janë përfshirë në një aksident në aksin Lezhë-Milot këtë të martë, ku si pasojë kanë mbetur dy pasagjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, ku janë përplasur me njëri-tjetrin mjetet që drejtoheshin nga tre persona, njëri nga Maqedonia, tjetri nga Kosova dhe një tjetër nga Lezha.

Nga aksidenti u plagosën dy pasagjere, të cilat për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M.,të cilat ishin pasagjere në këto mjete.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.