Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në restorant vret 30 persona në Tajlandë


Të paktën 30 persona humbën jetën pasi një zjarr shpërtheu rreth mesnatës me orën lokale në një restorant të mbushur me klientë në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës, raportuan mediat vendase të dielën.

Sipas transmetuesit publik Thai PBS, zjarri ra në restorantin Rong Beer Na Ladprao, një lokal i njohur në zonën Ladprao të distriktit Chatuchak.

Ekipet e shpëtimit kanë identifikuar deri tani 17 gra dhe tetë burra mes viktimave, ndërsa identiteti i personave të tjerë të vdekur ende nuk është konfirmuar.

Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës evakuuan disa persona nga restoranti, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalet e afërta për trajtim.

Sipas raportimeve, shumica e viktimave u gjetën të bllokuara brenda tualeteve të restorantit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë njerëz që bërtisnin dhe largoheshin me panik nga ndërtesa, ndërsa ekipet e shpëtimit zhvillonin operacionet e evakuimit.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, shkruan AA.