Vendosni fjalën kyçe....

Media austriake: “Mbesa e oligarkut rus” ishte në fakt një studente, u pagua për të futur në kurth ish.zv.Kancelarin


“Mbesa e oligarkut rus” në qendër të video që çoi në një tërmet në politikën austriake, është në të vërtetë një student boshnjake, e paguar për të futur në kurth ish.zv.Kancelarin austriak, Strache, shkruan në tabloid austriak.

Qeveria e Austrisë u rrëzua të hënën, pasi një mocion mosbesimi në parlament rrëzoi kancelarin Sebastian Kurz nga pushteti.

Skandali nisi dy javë më parë, kur media gjermane botoi një video të fshehtë të regjistruar, duke treguar ish-zëvendëskancelarin Heinz-Christian Strache, duke diskutuar një marrëveshje të paligjshme me një grua që pretendonte të ishte mbesa e një manjatisti rus.

Në video, të filmuar në Ibiza në 2017, gruaja ofron për të blerë 50 për qind të aksioneve në gazetën “Kronen Zeitung” dhe më pas të kalonte politikën e saj editoriale në favor të Partisë së Lirisë të drejtuar nga Strache (FPO).

Një raport i “Kronen”, i botuar të hënën, pohon se ajo ishte një studente boshnjake dhe ishte paguar deri në 7,000 euro për rolin e saj në video.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *