Vendosni fjalën kyçe....

Twitter-i do i dorëzojë Bidenit llogarinë presidenciale sapo të marrë detyrën


Twitter do të dorëzojë kontrollin e @POTUS te Joe Biden, pasi ai e merr betimin si president i SHBA-së, edhe në qoftë se Presidenti aktual Donald Trump nuk e pranon humbjen, raportoi media amerikane.

Llogaria private @realDonaldTrump, me pothuajse 88 milionë ndjekës, është bërë një nga armët më të fuqishme të Trumpit për të sfiduar publikisht rezultatet e zgjedhjeve dhe llogaria zyrtare @POTUS përdoret kryesisht për të transferuar postimet e tij nga një llogari private dhe ka gati 32 milionë ndjekës.

Twitter më parë njoftoi se pasi Trump të pushojë së qeni president, ai do të trajtojë llogarinë e tij private si dhe këdo tjetër nga i cili përhapen informacione të pasakta.

Twitter ka qenë prej kohësh nën presion për të kufizuar përdorimin nga ana e Trump e kësaj platforme, duke gjykuar se përhap teoritë e keqinformimit dhe konspiracionit.

Që nga zgjedhjet, kompania ka shënuar shumë nga cicërimat e Trump në lidhje me mashtrimin masiv të zgjedhjeve me etiketën se ato janë në kundërshtim me informacionin zyrtar.

Procesi i transferimit të llogarisë në Biden, sipas Tëitter, po zhvillohet në bashkëpunim me Arkivat Kombëtare të SHBA, siç ishte bërë në 2017.

Transmetimi do të përfshijë arkivimin e të gjitha cicërimave Trump nga llogaria @POTUS, si dhe nga llogaria @FLOTUS (Zonja e Parë) dhe @VP (Zv.Presidenti).

Trump shpesh njofton masa dhe politika të reja në Twitter, kështu që ai kritikohet për qeverisjen përmes cicërimave


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *