Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku për ndryshimet e Rregullores së Kuvendit: Shkelin parimet e bashkëjetesës në parlament, kufizon kohën e fjalës


Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën për shkelje të rregullave parlamentare përmes ndryshimeve në rregullore.

Ajo u shpreh se këto ndryshime cenojnë të drejtat e opozitës dhe ngushtojnë hapësirat e komisioneve që drejtohen prej saj. 

“Në Konferencën e Kryetarëve nuk ramë dakord për kalendarin sepse mazhoranca propozoi të prezantohen edhe ndryshimet e rregullores pas zbardhjes nga Kushtetuesja.

Mazhoranca na njoftoi se pret që vendimi i GJK të zbardhet. Ne nuk dimë çfarë informacioni ka mazhoranca që ne nuk e kemi. Dua të njoftoj që ndryshimet e rregullores që PD i çoi në GJK me një vendim të Kushtetuese që i dha të drejtë opozitës për shkelje, janë rasti më flagrant që rregullat në këtë parlament janë shkelur me dy këmbë.

Ndryshimet  e reja të propozuara nga PS shkelin të drejtat, dhe krijojnë Komision sikur po ndahen vilajete njëri i nënës, njëri i njerkës.

Nëse GJK nuk zbardh vendimin ne do vazhdojmë normalisht. Por dua të njoftoj që ky diskutim në Konferencë është e nevojshme të sqarojmë që për ne ndryshimet e rregullores të njëanshme , janë në shkelje të gjitha parimeve të bashkëjetesës në parlament.

Por me ndryshimet e rregullores, dhe ato të reja t që mazhoraca ka propozuar edhe  hapësirën që kanë Komisionet që drejtohen nga opozita do ngushtohet.

PD ka propozuar edhe një mocion me debat sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të shtetit dhe ne ende nuk kemi kryer diskutimin për raportin e parë”, tha ajo.