Vendosni fjalën kyçe....

Trump drejt Teksasit pas përmbytjeve shkatërrimtare që lanë 89 viktima


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të vizitojë Teksasin këtë të premte, pas përmbytjeve shkatërrimtare që kanë goditur disa qarqe të shtetit dhe kanë shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 89 personave. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila shtoi se presidenti do të udhëtojë “në kohën më të përshtatshme për autoritetet lokale, për të mos penguar përpjekjet për rimëkëmbje”, përcjell Guardian.

Bilanci më tragjik vjen nga Kerr County, ku janë regjistruar 75 viktima, mes tyre 27 fëmijë. Viktima të tjera janë konfirmuar edhe në:

  • Travis County – 6 persona
  • Burnet County – 3 persona
  • Kendall dhe Williamson County – nga 2 persona
  • Tom Green County – 1 person

Vizita e Trumpit vjen ndërsa autoritetet lokale dhe federale vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës në zonat më të goditura. Presidenti ka shprehur mbështetje për banorët dhe ka premtuar ndihmë të menjëhershme për rikuperimin e komuniteteve të prekura.