Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi në anën e duhur të historisë, falë PS-së Shqipëria më pranë BE-së” – Rama


Partia Socialisistë është në anën e duhur të historisë, tha kryeministri Rama në 35-vjetorin e themelimit të saj në Durrës.

Ai nuk harroi të sulmonte opozitën teksa e quajti kreun e PD-së Berisha një mbetje të komunizmit.

Sipas kreut të qeverisë, falë përkushtimit të PD-së, Shqipëria ndodhet më pranë anëtarësimit në BE.

“PS që në themelimin e saj është kujdesur ta përcaktojë se është parti antifashiste, liberale dhe e lidhur ngushtë me vlerat e asaj lufte nacionalçlirimtare që e vendos Shqipërinë në krahun e duhur të historisë. PS i ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë dhe ka refuzuar komunizmin për atë që ka prodhuar dhe nuk është e rastit që sot e gjithë ditën në anën tjetër vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, në formën e vet më të neveritshme. E komunizmit që formën e vet më të keqe e ka te komunisti antikomunist. Por ky nuk është problemi jonë dhe ne nuk na intereson kjo, por për ilustrim e solla në vëmendje. Si mund të krahasohej Shqipëria e fundosur e piramidave. Mashtrimi më i madh në histori, nuk kishte si të ishte një Shqipëri pa një mijë e një gropa e boshllëqe, por u riangazhua me të ardhmen, me botën për të rivendosur rregull me tokën që deri në atë moment ishte hapur dhe bërë humnerë. Morën rrugët me molotovë dhe gëzoheshin që fotografitë e flakadanëve që qëllonin mbi kryeministri e xhami dilnin në mediat e botës. Nxorën flamuj të Gjermanisë në bulevard për herë të parë në historinë e pluralizmit, se kishim parë flamuj të Amerikës. Flamuj të Gjermanisë nuk kishim parë që të dilnin”, tha Rama.