Vendosni fjalën kyçe....

Dumani për raportin vjetor të SPAK-ut: 41 milion euro të sekuestruara në 2023-shin”,18 persona nën hetim nga zyrtarët e lartë


Kreu i SPAK, Altin Dumani ndodhet sot për një takim në KLP.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ndodhet sot në KLP, ku u shoqërua nga dy zv drejtorët e SPAK Klodian Braho dhe Adnand Xholi. 

Gjithashtu e pranishme është edhe drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj.

Gjatë seancës dëgjimore, Dumani raportoi arritjet e SPAK. Ndër të tjera Dumani tha se 18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë në 2023-shin.

“SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri. SPAK ka arritur të krijojë një besueshmëri në rajon por edhe më gjerë.”

“Vlera e pasurive të sekuestruar gjatë vitit 2023 është  41 mln euro”, tha Dumani, ndërsa shtoi se 18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë, për vitin 2023.