Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese iu pezulloi ligjin për diplomat, studentët e mjekësisë: Rezistenca jonë ka dhënë rezultatet e para


Studentët e Mjekësisë u shprehën të kënaqur për vendimin e Gjykatës Kushtetuse që pezulloi ligjin përmes të cilit u mbahej peng diploma 5 vite pas përfundimit të studimeve. 

Ata  thanë se presin vendimin përfundimtar të Kushtetueses, ndërsa sqarojnë se mësimi ka vijuar normalisht.

“Për ne lajmi është shumë i mirë, tregon që rezistenca jonë prej 5 muajsh e në vazhdim, ka dhënë rezultat e para. Vlen për t’u theksuar se për herë të parë bëhet një kërkesë individuale nga studentët, 37 kërkues e mbështetur nga grup parlamentar deputetësh dhe pranohet për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetuese. Ne presim vendimin që do dalë nga Gjykata Kushtetuese pas seancave gjyqësore. Seanca e parë do të mbahet më 21 dhjetor 2023. Jemi shpresëplotë që drejtësia do të veprojë. Fitorja dhe e drejta nuk dhurohet, por fitohet. Sepse i takon atyre që luftojnë deri në fund dhe lufta bëhet për të qëndruar në këtë vend me dinjitet. Mësimi tanimë ka filluar dhe jemi rikthyer orëve duke zëvendësuar edhe orët e humbura, nuk ka problematika, kemi gjetur mirëkuptimin nga të gjithë”

Pezullimi është bërë derisa gjykata të shprehet për ligjin në tërësi. Çështja u dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga një grup studentësh të Mjekësisë si dhe nga 30 deputetët të opozitës. Përveç pezullimit studentët kanë kërkuar që ligji të shfuqizohet.