Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e Mediut: Lufta hibride realitet i ri, dezinformata që sjellin përçarje në shoqëri


Deputeti i opozitës Mediu u bëri thirrje kolegëve që të diskutojnë mbi luftën hibride të cilën e quajti një mënyrë të re lufte në botën e sotme.

Ai tha se fushatat dezinformuese sjellin përçarje në shoqëri. 

Mediu kërkoi bashkëpunim edhe me mediat në këtë drejtim.

“Duhet të jemi vigjilentë ndaj sulmeve hibride. SHBA-ja, Britania e aleatë të tjerë kanë  një parnteritet për këtë çështje dhe ne nuk mund të mbetemi jashtë. Sulmet për të përhapur dezinformata duke sjellë përçarje në shoqëri janë pjesë e kësaj lufte hibride. Ne duhet të kërkojmë bashkëpunim me median për këtë gjë. Siguria nuk është domeni i qeverisë, nuk mund të presë parlamenti çfarë do sjelë qeveria. U kërjkoj kolegëve ta shqyrtojmë këtë çështje në diskutim mëe njëri-tjetrin.” – tha Mediu.