Vendosni fjalën kyçe....

Sula replika me Nikollën: Asnjë njoftim për Aministinë Penale, të mblidhet urgjent Komisioni i Ligjeve


Deputeti i PD-së Dashnor Sula tha se deputetët e opozitës nuk kanë pasur njoftim për Aminstinë Penale e kësisoj nuk kanë mundur të paraqesin amendamente.

Ai tha se bëhet fjalë për një ligj shumë të rëndësishëm e kësisoj duhet mbledhur Komisioni i Ligjeve për të bërë ndryshimet e nevojshme për çështjen në fjalë.

“Në thelb jam kundër aministisë penale. ne nuk dimë asgjë rreth ndryshimeve që mund të jenë bërë. Nuk kemi pasur asnjë njoftim, as nuk kemi paraqitur amendamente. Ju e keni kaluar aminstinë vetëm me votat e PS-së, pa opozitën. Nën për nen ka për të diskutuar dhe është shumë korrekte që Komisioni i Ligjeve mund të mblidhej. Kërkoj që Komisioni i Ligjeve të mblidhet qoftë edhe tani ose të shtyhet për javën tjetër miratimin e aministisë.” – tha Sula.