Vendosni fjalën kyçe....

Miliarderi japonez kërkon një të dashur të re, për të fluturuar rreth Hënës me të


Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, është vënë në kërkim për një të dashur me të cilën dëshiron të bëjë një udhëtim rreth hënës.

Siç shkruan Daily Mail, 44 vjeçari Yusaku Maezawa, është vënë në kërkim të një të dashure të re, e cila të jetë mbi 20-vjeç dhe t’i bashkohet në një aventurë jashtë kësaj bote që do të jetë edhe objekt i një dokumentari të ri.

Zonja me fat duhet të ketë interes të futet në hapësirë ​​dhe të jetë në gjendje të marrë pjesë në përgatitjet për këtë.

Themeluesi i kompanisë “Zozo” të cilën e ka shitur, i ftoi gratë e interesuara që të aplikojnë në internet për këtë mision. Maezawa thotë: “Dua të gjej një partnere jete”. Ai kërkon që partnerja e tij e re të kërkojë “paqe në botë” sikurse dhe ai.

Biznesmeni do të fluturojë rreth Hënës në vitin 2023 si pasagjeri i parë privat me misionin e Elon Musk, si pjesë e një shfaqjeje të re.

 

Dokumentari  me titull “Full Moon Lovers”, do të transmetohet në AbemaTV dhe synon një audiencë më të re që aktualisht po largohet nga televizioni tradicional.

Aplikimet për “Full Moon Lovers” mbyllen në datën 17 Janar dhe Maezawa do ta zgjedhë partneren e tij deri në fund të Marsit.

Sipas Forbes, Maezawa vlen rreth 1.5 miliardë dollarë, dhe ka krijuar një emër për veten e tij si një miliarder eklektik. Biznesmeni 44-vjeçar,harxhoi 85 milionë dollarë në një pikturë të Jean-Michel Basquiat – çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë në ankand për një punë të një artisti amerikan, në vitin 2017.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *