Vendosni fjalën kyçe....

Uh la la, aristokrati i kurorës mbretërore shpërndan video si Kozaku


Pas raportimit mbi denoncimin e Princ Lekës II se ish-vjehrri dhe bashkëshortja në proces divorci  kanë ushtruar dhunë ndaj tij, një video është publikuar ku shihet përplasja mes tij dhe Elia Zaharias.

Në video shihet Elia Zaharia e përlotur dhe e revoltuar duke i kërkuar llogari Princ Lekës pse ka dhunuar të atin e saj të moshuar.

Me shpërndarjen e videos në fakt si pa e kuptuar Princi ka bërë një veprim qe e kanë për zakon personazhet e TikTokut, si Kozak Braçi.

Edhe pse konflikti mes tyre ka përfunduar në polici dhe ata pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri, Princi nuk ja ka lënë në dorë çështjen për ta zgjidhur institucionet por e ka nxjerrë konfliktin familjar në rrjet.

Në reagimin e policisë thuhet se janë plotësuar kërkesat për urdhër mbrojtjeje nga të dy palët për shkak të sherrit.

Martesa mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias ka përfunduar dhe shkak mendohet se është bërë një lidhje jashtëmartesore e princit me fotografen e oborrit mbretëror.