Vendosni fjalën kyçe....

U deklarua i vdekur në 2013-ën me vendim gjykate, ekstradohet nga SHBA shqiptari i dënuar 25 vite burg


Një 54 vjeçar shqiptar me 3 emra është arrestuar në SHBA dhe është deportuar në Shqipëri, ku sipas një vendimi të lëshuar nga një gjykatë shqiptare në 2013-ën, deklarohej si i vdekur në vitin 2003 në Amerikën Latine.

Në pranga ka rënë Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, 54 vjeç i cili rezulton të jetë i dënuar edhe në Itali me 25 vite burg për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.

Në Shqipëri, 54 vjeçari do t’u nënshtrohet hetimeve për ngjarje kriminale të ndodhura më përpara ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë.