Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania nis planet për fuqizimin e ushtrisë, do e bëjë ndër më të mëdhatë të NATO-s


Ushtria gjermane do ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në forcimin e krahut lindor të NATO-s, ka njoftuar kancelari i vendit, Olaf Scholz. Ai premtoi gjithashtu investime të mëdha që do ta kthenin Bundesëehr-in në forcën më të madhe ushtarake midis anëtarëve evropianë të bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA.

Duke folur para parlamentit gjerman të mërkurën, Scholz siguroi kolegët ligjvënës se Berlini do ‘mbronte çdo metër katror’ të territorit të NATO-s, nëse është e nevojshme. Kancelari shtoi se anëtarët e aleancës në Evropën Lindore mund të mbështeten te Gjermania. Vendi do rrisë praninë e tij ushtarake në rajon, duke përfshirë në dhe rreth Detit Baltik, zbuloi Scholz.

Ndër vendet ku Bundesëehr do vendoset përgjithmonë si pjesë e forcave të NATO-s është Lituania. Marrëdhëniet tashmë të tensionuara të shtetit baltik me Moskën u përshkallëzuan më tej javën e kaluar kur Vilniusi vendosi të bllokojë tranzitin e mallrave të sanksionuara në enklavën e Kaliningradit të Rusisë. Kremlini paralajmëroi se do hakmerrej ashpër.

Duke komentuar marrëdhëniet e Gjermanisë dhe NATO-s me Rusinë, Scholz vuri në dukje se një partneritet me fqinjin lindor është ‘i paimagjinueshëm në të ardhmen e parashikueshme’ tani që një ‘Rusi imperialiste’ ka sulmuar Ukrainën.

Më vonë gjatë ditës, kancelari Scholz u citua nga disa media duke premtuar se do e bënte ushtrinë gjermane ‘ushtrinë më të madhe konvencionale’ midis vendeve anëtare evropiane të NATO-s. Sipas kancelarit, kjo do kishte një efekt pozitiv jo vetëm në sigurinë e Gjermanisë, por edhe në atë të aleatëve të saj.

Për këtë qëllim, është caktuar një fond i posaçëm prej 100 miliardë eurosh, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e konsiderueshëm të aftësive të ushtrisë gjermane, tha ai gjithashtu.