Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet logoja për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar logon për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“26 vjet lavdi, Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 5, 6, 7 Mars 2024”, thuhet në logon e prezantuar nga MKRS-ja.

Aty janë përdorur edhe figurat historike Shaban, Adem e Hamëz Jasharit bashkë me shqiponjën pas tyre.

Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” fillon më 5 mars dhe përfundon me 7 me ndezjen e zjarreve në Prekaz.