Vendosni fjalën kyçe....

U shpëtoi 3 atentateve, ekzekutohet në banesë Gentjan Bejtja


Ekzekutohet me armë Gentjan Bejtja. Dyshohet se ai është vrarë në banesën e tij në Fushë Kuqe të Krujës.

Pak muaj më parë, në korrik 2023, ai i shpëtoi një atentati në banesë. Nga të shtënat humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino e u pagosën dy fëmijët e tij të mitur, 13 e 8 vjeç.

Për atentatin u arrestua Valter Bami, ndërsa u shoqëruan edhe Durim Bami e Marklen Haka.

Në 9 janar 2022 ndaj Bejtjajs u qëllua me breshëri automatiku në një atentat pranë fshatit Nikël të Krujës. Nga plumbat u plagos shoku i tij Klodian Stafuka.

Ndaj Bejtjas është bërë atentat me tritol edhe në shtator 2016.

Ai është arrestuar disa herë por i ka shpëtuar burgut. Emri i tij është lakuar në atentatin ndaj Kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt 2013.

Ai dhe Enver Stafuka u akuzuan për vjedhjen e mjetit BMË që u përdor në atentat.

Bejtja, një ish-efektiv policie, ishte personi i fundit që u takua me Enver Stafukën, pak para se ky i fundit të rrëmbehej e zhdukej më 8 janar 2015.

Bejtja njihej si mik i Durim Bamit dhe ka qenë i dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale.

Emri i tij është përfolur dhe shoqëruar nga policia për  dy atentate. Atë ndaj Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatin ndaj Marklen Hakës në qershor 2023, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

Njoftimi

“Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.”