Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati republikan dëshiron që SHBA-ja të largohet nga NATO-ja


Kandidati republikan Vivek Ramaswamy u ka thënë njerëzve të shumtë se do e tërhiqte SHBA-në nga NATO-ja nëse zgjidhet president, duke shkuar më larg se kushdo që konkurron për Zyrën Ovale.

Vërejtjet e bëra për ekspertët dhe mbështetësit e grupeve të ndryshme, të ddhëna hollësisht për POLITICO-n nga tre persona të njohur me komentet e tij, sinjalizojnë se ditët e NATO-s mund të jenë të numëruara nëse Ramaswamy ose dikush që ndan pikëpamjen e tij, fiton zgjedhjet në nëntor.

Tetorin e kaluar, Ramaswamy i tha POLITICO-s se ideja e largimit të SHBA-së nga NATO-ja ishte “e arsyeshme”, por nuk mbështeti nxjerrjen e SHBA-së nga blloku 31-vendesh. Një veprim i tillë do e pengonte aleancën dhe do kërcënonte aftësinë e NATO-s për të shërbyer si një forcë e besueshme parandaluese kundër Rusisë.

Mund të sjellë gjithashtu krizën më të madhe transatlantike në dekada, duke ngritur pikëpyetje të shumta nga Evropa e Amerika e Veriut deri në Azi në lidhje me gatishmërinë e Amerikës për të mbrojtur ose mbështetur aleatët në momente nevoje.

Por Ramaswamy, i cili gjithashtu është shprehur për nxjerrjen e SHBA-në nga Kombet e Bashkuara, ka mbajtur privatisht pikëpamjen se nuk ka kaluar koha për të hequr SHBA-në nga NATO-ja.

E pyetur për komentet e tij private, zëdhënësja e fushatës së Ramaswamy, Tricia Mclaughlin nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt se çfarë do bënte në lidhje me NATO-n, por nuk e mohoi qëndrimin e kandidatit, shkruan Politico.

“Vivek ka shqetësime serioze se shumica e aleatëve të NATO-s nuk arrijnë të përmbushin angazhimet e tyre për investime ushtarake dhe do rivlerësojë mbështetjen tonë sipas nevojës. Ai gjithashtu beson se ekspansionizmi i NATO-s pas Luftës së Ftohtë ka rritur në mënyrë të panevojshme rrezikun e një lufte të madhe me Rusinë”, tha ajo.

Ligjvënësit në të dy anët e politikës amerikane kanë ndërmarrë veprime për të parandaluar largimin e SHBA-së nga NATO-ja. Kongresi miratoi një projektligj që ndalon çdo president që të largojë në mënyrë të njëanshme pjesëmarrjen e Amerikës në aleancë, e cila e konsideron një sulm ndaj një anëtari si një sulm ndaj të gjithëve.

E vetmja herë kur NATO-ja veproi sipas këtij rregulli ishte pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, duke i shtyrë aleatët të bashkoheshin me forcat amerikane në Afganistan për të çrrënjosur Al-Kaedën.

Është e mundur që Ramaswamy t’i bashkohet një administrate republikane, veçanërisht asaj të Trump, pasi ai mban ende pozita të mira dhe është i afërt me Tucker Carlson, një mbështetës i vendosur i Trump.