Vendosni fjalën kyçe....

Për herë të parë, të burgosurit në Vlorë mund të kryejnë ciklin shkollor 9-vjeçar dhe gjimnazin


Për herë të parë, të burgosurit në paraburgimin e Vlorës do të mund të kryejnë shkollën 9-vjeçare por edhe atë të mesme.

Një inisiativë kjo disa vjeçare e kreut të Paraburgimit, Ëngjëllush Avdulaj.

“Në IEVP- Vlorë, në bazë të marrëveshjes në fuqi midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për arsimimin e të burgosurve dhe të të paraburgosurve në Sistemin Penitenciar është arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë në të cilën u bë e mundur hapja e arsimit të mesëm për të paraburgosurit në IEVP Vlorë.

Janë marë të gjitha masat nga ana e IEVP-së Vlorë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vazhdimin normalisht të arsimit 9-Vjeçar, kurseve profesionale me afat 4- mujorë dhe së fundmi dhe të arsimit të mesëm.”- thuhet në postimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ndërsa shpërndan këtë postim, drejtori i Paraburgimit të Vlorës Avdulaj falenderon ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën për mbështetjen.

“Falenderojmë Ministrin e Drejtësisë Z.Ulsi Manja i cili na ka mbështetur dhe krijuar të gjitha mundësitë që punëve të mira t’ju shkojmë deri në fund.

Ndihma dhe kujdesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Z.Admir Abrija ka qënë vendimtare dhe përcaktuese në finalizimin me sukses të këtij projekti.

Faleminderit ju, njerëzve e miqve në qytetin e Vlorës, që na vlerësoni punën dhe na jepni mbështetjen tuaj të pakursyer në realizimin e misionit tonë.”- shkruan ai.