Vendosni fjalën kyçe....

Kaosi në Kuvend, Salianji: Nuk do t’iu lëmë “ta hani Shqipërinë” si bakllavanë 


Ndërsa ministri i Financave, Ervin Mete tentoi të shpjegonte projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ndërpreu fjalën duke theksuar se për Partinë Socialiste, ky buxhet është bakllava dhe për qytetarët ditë zie.

Ai tha se kërkesat e opozitës duhet të plotësohen me çdo kusht pasi synojnë llogaridhënien për taksat e shqiptarëve.

“Buxheti i Partisë Socialiste është buxhet për oligarkët, për mafiozët dhe njerëzit e lidhur me Partinë Socialiste. Ditët që ka diskutim buxheti, PS ka festë për të ngrënë bakllava ndërkohë që qytetarët e kanë ditë zie pasi u vidhen paratë. Prej ditësh kemi kërkuar që PS të japë llogari për qindarkat që vjedhin për shkak të mungesës së kontrollit. E çon 25 milionë euro 1 km rrugë. Ne nuk kërkojmë asnjë gjë më shumë që ky parlament që po kthehet në terrorizëm parlamentar t’i kthehet qytetarëve. Jeni të mbaruar. Jepni fjalën për procedurë se nuk e keni pronë. Nuk do të lejmë të hani Shqipërinë si bakllavanë. Nuk është ditë feste”, u shpreh Salianji.