Vendosni fjalën kyçe....

Abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 27-vjeçari në Pogradec


Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në fshatin Hondisht të Pogradecit, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Policia bën me dije se u arrestua i riu me inicialet E. Xh., pasi kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.