Vendosni fjalën kyçe....

SPAK merr në dorë dosjen e Fredi Belerit


SPAK ka marrë në dorë dosjen lidhur me çështjen e Fredit Belerit, i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ku ai u shpall fitues në bashkinë e Himarës nën siglën e koalicionit opozitar, Bashkë Fitojmë.

Beleri akuzohet për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje’ përmes shitblerjes së votës.

Brenda 10 ditësh, Gjykata e Posaçme do rivlerësojë masën e arrestit me burg ndaj Belerit, të dhënë nga Gjykata e Vlorës.

Arrestimi i tij nxiti reagime të ashpra nga Athina zyrtare me kryeministrin Mitsotakis që bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij dhe me paralajmërimin se kjo ngjarje do ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe dhe në integrimin  e Shqipërisë në BE.