Vendosni fjalën kyçe....

“Vullneti i qytetarëve mund të tjetërsohet në emër të pushtetit që grabit pasuritë kombëtare e fondet publike” – Igli Cara thyen heshtjen


Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Durrësin Igli Cara ka thyer heshtjen pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit.

Teksa falënderon të gjithë durrsakët për mbështetjen e votën, ai shkruan se rezultati u ndikua nga shumë faktorë dhe se ai tregoi se mund të kuzhtëohet, kontrollohet e tjetërsohet.

Cara shkruan më tej se tjetërsimi i rezultatit u bë për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdorin e grabit pasuritë kombëtare e fondet publike.

“Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje! Falenderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e procesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote!

Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike. Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis. Faleminderit me zemër! IgliCara.” – shkruan Cara në Facebook.