Vendosni fjalën kyçe....

Tentohet të grabitet një farmaci në zonën e Xhamllikut në Tiranë


Tentohet të grabitet një farmaci në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Policia ka mbërritur në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe ka rrethuar zonën.

Autori thuhet se ka kërkuar paratë në banakun e farmacisë duke kërcënuar me një armë.

Pamjet e fiksuara nga kamera e sigurisë e biznesit, po përdoren nga policia për të zbuluar identitetin e autorit.