Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: 25 mijë familje gjobiten çdo muaj nga xhandarët e Veliajt, kjo do marrë fund më 15 maj, përgjysmojmë tarifat e parkingut


Deputeti i Partisë së Lirisë Vasili ka shkruar se taksa me parkingjet e gjobat do marrin fund më 15 maj.

Në një shënim në Facebook si thekson se Policia Bashkiake e Erion Veliajt ka ndëshkuar qytetarët në mënyrë të pamerituar përmes gjobave të rënda duke mbushur me to arkën e bashkisë duke i quajtur policët bashkiakë ‘xhandarë’.

Vasili nënvizon se deri në 25 mijë familje shqiptare gjobiten çdo muaj nga policia bashkiake e Veliajt, gjë që do marrë fundpas zgjedhjeve vendore të 14 majit.

“Taksa mafioze me parkingjet dhe gjobat do te marrin fund ne Tirane! PERGJYSMIMI I TARIFAVE TE PARKINGUT DHE MINIMIZIMI I GJOBAVE

Gjoba, gjoba dhe vetem gjoba kjo eshte fytyra e policise bashkiake te Tiranes se Veliajt.

▪Tarifa parkingu te çmendura dhe qe zhvasin xhepin e qytetareve te thjeshte.

▪Gjoba te renda edhe pse ka kaluar nje minute nga koha e parkimit.

▪Gjoba edhe kur aplikimi i qytetarit per parkingun eshte bere korrekt, por sistemi nuk e ka marre.

▪Gjoba per parkingun gjoja te gabuar, kur qytetari ndalet te bleje dicka ne farmaci apo cdo dyqan tjeter.

Perdorimi i makines eshte kthyer ne ankth per qytetaret e Tiranes‼

Makinat private, qe mbahen me aq sakrifica nga qytetaret jane mjeti i vetem per te levizur e kryer punet e perditshme.

Ne kushtet e nje trasporti publik primitiv, qe nuk mbulon zona te tera te Tiranes, i ngadalte, pa kushte dhe burim aksidentesh, vendosja e gjobave per parkingun dhe qindra mijra gjobat ne teresi jane nje agresion i vertete ndaj qytetareve te Tiranes prej banditeve te Veliajt me uniforme.

▪Eshte krim te mbushet arka e Bashkise se Tiranes me miliona dollare nga gjobat e Parkingut qe jane djersa e qytetareve te thjeshte.

▪Krahasuar me bashkitë e tjera, Tirana mbledh 20 herë më shumë të ardhura nga gjobat se Durrësi dhe gati 37 herë më shumë sesa Shkodra, Fieri dhe Vlora të marra së bashku.

▪Gjobiten çdo muaj mesatarisht deri ne 25 mije familje.

Skenat me Xhandaret e paturp te Policise Bashkiake, qe shfaqen vetem per gjoba duhet te marrin fund.

Nuk mund te paguajne qytetaret e Tiranes taksa e tarifa per nje Polici bashkiake gangsteresh arrogantë, jo profesionistë dhe frikacakë, qe jane trima me qytetarin e thjeshte dhe ja mbathin me te katra perpara vagabondeve dhe te forteve.

Turp.Nuk mund te paguajne taksa, qe policia bashkiake te beje bodigardin e Erion Veliajt me dhjetra pokice rreth tij sikur te ishte Al Capone i qytetit dhe jo kryebashkiak i Tiranes.

PERGJYSMIMI I TARIFAVE TE PARKINGUT DHE MINIMIZIMI I GJOBAVE.” – shkruan Vasili.