Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Mbrojtjes paralajmëron zjarrvënësit: 15 vite burg për autorët


Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar personat që vënë zjarre të qëllimshme se rrezikojnë dënimin deri në 15 vite burg.

Në një postim në rrjetet sociale MM u bën thirrje qytetarëve që të tregohen tejet të kujdesshëm pasi edhe një shkëndijë e vogël mund të çojë në zjarre të rrezikshme.

Po kështu ajo ka vënë në dispozicion numrat e urgjencës për qytetarët në rast se pikasin zjarre të ndryshme.

Njoftimi

“Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta! Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal. Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme. Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet. Në rast emergjence kontakto:

-127

-128

-129

Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile

08000911.”