Vendosni fjalën kyçe....

BKH kontrollon vilën e Ahmetajt në Lalëz, i gjenden rreth 30 mijë euro


Efektivë të Policisë dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë rrethuar mbrëmjen e sotme vilën e ish-ministrit Arben Ahmetaj tek Gjiri i Lalëzit, të cilën e ka në emër të bashkëjetueses së tij Eriola Hoxha. (“Vila 22” në Valamar, Building Design Vila Vale Mar 0765)

Vila me vlerë 1 milion euro, dyshohet se është produkt i aferës së Inceneratorëve dhe është paguar nga Klodian Zoto në emër të bashkëjetueses së Ahmetajt. Vila e Ahmetajt është kontrolluar në kuadër të hetimeve për pastrim parash të Ahmetajt.

Burime bëjnë me dije se brenda vilës së Arben Ahmetajt janë gjetur rreth 30 mijë euro. Mësohet se më herët, BKH ka ushtruar kontrolle dhe në banesën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Maçka. Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

SPAK është duke kryer veprime hetimore dhe po verifikon rolin e Ahmetajt përsa i përket çështjes së inceneratoreve. Prokuroria e Posaçme për çështjen e inceneratoreve është duke verifikuar rolin edhe të tre ministrive të tjera.

Mësohet se SPAK po verifikon këto pasuri të Ahmetajt:

Vilë e Albina Mackas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)

“Vila 22”  në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765). 

Apartamenti në Kompleksin “Valamar”, Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha

Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037

Banesë e Albina Mackës në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut

Kujtojmë se sot kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të mëhershme të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, se ai duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.

”Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të kisha bërë gjykatësin”, tha Rama gjatë një komunikimi për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Vox