Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Ahmetajt: Po të bëja rolin e gjykatësit gjërat do kishin qenë më keq për ata


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-zëvendësit të tij Arben Ahmetaj i cili para disa javësh tha se po përpiqej të bënte rolin e gjykatësit për çështjen e inceneratorëve.

Rama pas pyetjes së gazetarëve nga jashtë selisë rozë tha se po të bënte rolin e gjykatësit gjërat do ishin më keq për ata që duan që ai të bëjë këtë rol.

“Nëse do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin”, tha Rama.

Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje.”-deklaronte Ahmetaj në një intervistë për emisionin “Opinion” më 27 shkurt.