Vendosni fjalën kyçe....

Kumbulla vulos fitoren e Romës në Ligën e Evropës me supergolin (Video)


Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla ka qenë protagonist  në fitoren e rëndësishme të Romës ndaj Sociedadit në ndeshjen e vajtjes në Ligën e Evropës, e vlefshme për 1/16-at e kompeticionit.

Golat për ekipin Italian u shënuan nga El Sharaui në minutën 13’ dhe Kumbulla në minuta 87’.

Ndeshja e kthimit luhet javën që vjen në fushën e ekipit spanjoll.

Në ndeshjet e tjera të luajtura pasditen e sotme, Leverkusen mundi Ferencvaros 2-0 ndërsa ndeshjet Sporting Lisbon-Arsenal e Union Berlin-Union St. Gilloise përfunduan në barazim 2-2 e 3-3.