Vendosni fjalën kyçe....

Njihuni me superjahtin luksoz që shndërrohet në nëndetëse (Fotot)


Duket si diçka që vjen nga një film i James Bond, por ky koncept thjesht mund të sinjalizojë që e ardhmja e superjatheve është ajo nënujore.

Projektuar nga arkitektja detare italiane Elena Nappi, anija hibride mund të udhëtojë si mbi sipërfaqen e detit, ashtu edhe nën të.

E njohur si ‘Carapace’, ajo zhytet në një thellësi prej 985 metrash për një periudhë 10-ditore, duke ofruar pamje të mahnitshme të jetës detare.

Carapace, e cila do të furnizohet nga një sistem hibrid me naftë dhe bateri, është krijuar që të ketë një superstrukturë të lehtë alumini që shkon në 256 metra gjatësi.

Ajo ka tre nivele kuverte, me kabina VIP, një sallë pritjeje, një banjë, një bar dhe një klub shëndetësor në mesin e komoditeteve në bord.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *