Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është shprehur së fundmi se kryeministri Rama gënjen ku flet për hetimet ndaj Tahirit.
“Rama ç’hall ka, kush e ka kapur per fyti,ç’siklet e ka mberthyer,qe genjen paturpesisht per Tahirin dhe thote qe çeshtja eshte mbyllur.”, shprehet Vasili.
Reagimi:
BE e qarte,po Edi Rama ku e kane zene per fyti qe genjen per Tahirin??
Rama ç’hall ka, kush e ka kapur per fyti,ç’siklet e ka mberthyer,qe genjen paturpesisht per Tahirin dhe thote qe çeshtja eshte mbyllur.
Ja çfare deklaron Rama:
“Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinët në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani”.
Ambasadori i BE ne Tirane Soreka publikisht deklarohet qarte dhe menyre koherente.
Ja se ç’deklaron Ambasadori i BE ne Tirane Soreka ne :
Pyetje:Çështja Tahiri është në qendër të vëmendjes, keni ndonjë koment për këtë?
“Pres që çështja të ecë, të përfundojë dhe të paraqiten rezultatet nga prokuroria sepse mendoj se është në interes të të gjithëve, përfshirë të akuzuarin, të kemi një formulim të qartë për atë që ka ndodhur.”
Pyetje:Por Tahiri pretendon se rasti i tij është mbyllur në Itali?
“Nuk i kam parë qartë dokumentet, por ajo që mund të them është se autoritetet gjyqësore shqiptare, ende po hetojnë. Presim që ky hetim të përfundojë dhe pastaj të dimë çfarë mendojnë autoritetet sovrane shqiptare.”
Ja çfare kryeministri i kapur per fyti drejton qeverine.
Cdo koment tjeter eshte i panevojshem pasi mashtrimi publik i kryeministrit eshte teper i qarte.