Vendosni fjalën kyçe....

30-vjeçari i akuzuar për ekzekutimin e Edmond Papës u largua nga Shqipëria katër ditë pas krimit


Në foto: Majtas Albano Velo, djathtas Edmond Papa

Autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Papës, 30-vjeçari Albano Velo, është larguar nga vendi më 20 dhjetor 2022, katër ditë pas ekzekutimit së 49-vjeçarit, ngjarje e ndodhur në rrugën ‘Fadil Bodinaku’ më 16 dhjetor.

Dyshohet se shkak i vrasjes së Papës mund të ketë qenë përplasja mes tre grupeve pë trafikun e drogës.

Autori i dyshuar, Albano Velo, njihet si mik i Aleksandër Sadikajt, i vrarë gjashtë muaj më parë.

Po kështu krimi i 16 dhjetorit dyshohet se ka të bëjë me ekzekutimin e dy të rinjve shqiptarë në Greqi më 18 dhjetor 2022.