Vendosni fjalën kyçe....

“Benzi” i pret rrugën trajlerit në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 64-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë.  

Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ i ka prerë rrugën një trajleri dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit më të vogël.

“Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Pajov, mjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd,  i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, shtetasi H.B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaktut të aksidentit.”- njofton policia.