Vendosni fjalën kyçe....

I biri u arrestua pasi akuzohet për ekzekutimin e 49-vjeçarit, pezullohet nga detyra efektivi


Në foto: Majtas Albano Velo, djathtas Edmond Papa

Policia ka pezulluar efektivin me iniciale D.V., babai i 30-vjeçarit Albano Velo, i arrestuar sot lidhur me ekzekutimin e 49-vjeçarit Edmond Papa më 16 dhjetor 2022, ngjarje e ndodhur në Tiranë.

Sipas njoftimit, D.V. është efektivi i Patrullës së Pëërgjithshme në Komisariatin 4 në kryeqytet.

Albano Velo ndalua sot pasi akuzohet për vrasjen e Papës ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij A.B.

Njoftimi

“Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V., është djali i një punonjësi Policie. Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë. Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.”