Vendosni fjalën kyçe....

1 humbje jete e 9 raste të reja me Covid-19 në Kosovë


Pas disa ditësh pa viktima, Kosova ka regjistruar një humbje jete 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.

Nga 1575 testime të kryera janë gjetur 9 raste të reja me koronavirusin e ri.

Në vend po vijon procesi i vaksinimit e sipas autoriteteve shëndetësore deri tani janë bërë rreth 237 mijë doza vaksinë.