Vendosni fjalën kyçe....

Media greke: Ka mundësi që ekzekutimi i dyfishtë në Athinë të lidhet me vrasjen e biznesmenit në Tiranë


Autoritetet po hetojnë mundësinë që ekzekutimi i dyfishtë i ndodhur mbrëmjen e së dielës (18.12.2022) në një kafene në sheshin e Nea Smyrni në Greqi, të lidhet me një vrasje të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, shkruan media greke Newsit.gr.

41-vjeçari Kreshnik Cercizag, me origjinë shqiptare, i cili ka marrë pesë plumba në kokë, ka qenë në të kaluarën shqetësim i policisë, pasi ka qenë i dënuar për kontrabandë, drogë dhe. grabitje.

Të premten e kaluar (16.12.2022), u vra në një lokal Edmond Papa, pronar i një hoteli në Sarandë. 49-vjeçari mori disa plumba dhe më pas humbi jetën në spital pas plagëve të marra. Në Greqi ai ishte dënuar për trafik droge.

Ka mundësi që viktimat të jenë anëtarë të së njëjtëtit rrjet droge dhe të jenë ekzekutuar nga bashkatdhetarët e tyre. Duhet theksuar se në Shqipëri ka shpërthyer një “luftë” mes karteleve të drogës, pasi kanë bërë… krahë prej 700 kilogramësh kanabis, ngarkesë për të cilën ka qenë përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë”-shkruan media greke.