Vendosni fjalën kyçe....

Mbështeti protestat, Irani arreston aktoren e njohur


Autoritetet iraniane kanë arrestuar një nga aktoret më të njohura të vendit, pasi ajo shprehu solidaritetin me demonstruesit antiqeveritar.

Taraneh Alidoosti u arrestua me akuzën e “përhapjes së gënjeshtrave” në lidhje me lëvizjen protestuese që ka kapluar vendin, thanë media shtetërore.

Në një postim në Instagram javën e kaluar, ajo dënoi ekzekutimin e një burri për përfshirjen e tij në protesta.

Alidoosti është e njohur më së shumti për rolin e saj në filmin fitues të Oskarit “Shitësi”.

Në postimin e saj, 38-vjeçarja ka vënë në shënjestër disa organizata ndërkombëtare që nuk janë shprehur kundër ekzekutimit të Mohsen Shekarit.

Ai u var nga autoritetet pasi ata e akuzuan atë si një “rebel” që bllokoi një rrugë kryesore në Teheran në shtator dhe plagosi një pjesëtar të një force paraushtarake me një hanxhar.

Ai quhej Mohsen Shekari, çdo organizatë ndërkombëtare që po e shikon këtë gjakderdhje dhe nuk merr masa është turp për njerëzimin”, ka shkruar ajo.

Sipas një postimi në llogarinë Telegram të agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, ajo u arrestua nga policia për dështimin e sigurimit të “ndonjë dokumenti në përputhje me pretendimet e saj”.

Llogaria e saj në Instagram, e cila ka më shumë se tetë milionë ndjekës, është hequr së fundmi.

38-vjeçarja është një nga aktoret më të suksesshme të Iranit. Ajo luajti në The Salesman, i cili fitoi një çmim Oscar në 2016 për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë.