Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Lezhë-Laç, plagoset rëndë shoferi (Videot)


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Lezhë-Laç, pranë fshatit Zejmen. Në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘VW’ dhe një ‘Mercedes-Benz’.

Nga përplasja është plagosur shoferi i mjetit ‘VW’ i cili është dërguar në spitalin e Lezhës për mjekim.

Shkaqet dhe dinamika e aksidentit nuk dihen ende ndërsa ai ka shkaktuar rëndimin e qarkullimit të mjeteve që lëvizin në këtë rrugë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *